Nata e 12-të e spektaklit Love Story në TV Klan është shoqëruar me emocione të shumta dhe të papritura, teksa një tjetër konkurrente vendosi të tërhiqet nga spektakli.
Sapo nisi ceremonia e trëndafilave, ishte Flavia ajo që kërkoi të thoshte diçka, duke deklaruar se i janë zbehur ndjenjat për 33-vjeçarin.
Ajo theksoi se është e kotë nëse do të vazhdonte të mashtronte veten dhe ndjenjat e saj.
“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia.
Kam vendosur të heq dorë nga ky rrugëtim dhe shpresoj që në fund ti të përfundosh me një vajzë sepse je djalë shumë i mirë”, deklaroi Flavia./tvklan.al