Pas dy ditësh në portin e Durrësit pritet të mbërrijë sasia e parë e misrit të modifikuar gjenetikisht. Këtë e konfirmojë në një konferencë për shtyp disa ditë më parë sipërmarrësja, agjensia amerikane IFDC, e cila nuk mohojë faktin se kjo sasi misri dhe soje është e modifikuar.

Autoritetet qeveritare nuk kanë reaguar përballë këtij fakti të denoncuar së pari nga tre organizata joqeveritare. Ministria e Mjedisit në qëndrimin e saj zyrtar largon nga vetja përgjegjsinë.

“Prononcimi zyrtar i IFDC trregojë dhe njëherë që kemi të bëjmë me produkte buqësore, si mielli i sojes dhe misri që do të vi, që do të përdoren si ushqim për blegtorinë. Në këtë pikpamje mendoj se Ministria e Mjedisit, nga pikpamja ligjore, nuk ka ndonjë përgjegjsi për produktet që po vijnë. Megjithatë ne mbetemi në pritje të aprovimit të ligjit të biodiversitetit, në të cilin ne kemi parashikuar një sistem rregullator për hyrjen e këtyre organizmave në Shqipëri”.

Organizata joqeveritare të mjedisit dhe ekspertë kanë paralajmëruar se mbjellja e produkteve të modifikuara paraqet rrezik të rëndë të ndotjes gjenetike. IFDC u shpreh se do të minimizojë maksimalisht mbjelljen e kësaj sasie të modifikuar gjenetikisht, por një gjë e tillë mbetet jashtë kontrrollit përderisa asnjë strukturë shtetërore nuk merr përsipër menaxhimin e produkteve të modifikuara. Burime të brëndëshme të Ministrisë së Buqësisë shprehen se kërkesa e fermerëve shqiptarë për të blerë sasinë e misrit të modifikuar është shumë e lartë, pasi prodhimi vendas për këtë vit i misrit foragjer ka rënë në mënyrë drastike.

Projektligji për mbrojtjen e biodiversitetit ende i pamiratuar në parlament është i vetmi që do të bënte të mundur bllokimin ose kontrrollin e produkteve të modifikuara gjenetikisht përpara shitjes në vendin tonë./tvklan.al