Marina Vjollca, moderatorja bukuroshe e programit të humorit “Klanifornia”, që transmetohet në Tv Klan është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe Getoar Selimi janë bekuar me një bebushe.

Gjininë e fëmijës së saj, Marina e ka zbuluar më herët përmes një postimi në “Instagram”, ku e veshur në ngjyrë pudër ka zbuluar dhomën e vogëlushes së saj.

Krahas fotove të ëmbla, moderatorja i ka bërë një dedikim “picirrukes” së saj.

“Mezi po të presim picirukja jonë”, ka shkruar ajo duke konfirmuar njëherë e mirë zërat që flisnin se Marina do të sjellë në jetë një vajzë.

Tv Klan i uron jetë të gjatë bebushes së çiftit! /tvklan.al