” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Profesionistët e lirë me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të marrin mbrapsht tatimin e parapaguar brenda 30 dhjetorit të këtij viti. Pas rrezimit të neneve, nga Gjykasa Kushtetuese ,Ministria e Financave po ndërmerr hapat për kthimin e parave dhe fshirjen e detyrimeve. Në faqen e tatimeve sqarohet se këta individë kanë afat deri në datën 18 dhjetor që të përditësojnë llogaritë bankare. I ftuar në studion e “Pro Business” lidhur me këtë çështje, Z.Julian Saraçi tha se bëhet fjalë për afro 6000 tatimpagues që presin kompensim. “ Ministria e Financave nuk ka specifikuar procedurën por e ka deleguar aspektin procedural autoritetit tatimor dhe tatimeve qendrore më konkretisht. Tatimet qendrore nuk kanë nxjerrë akoma një mekanizëm se si, megjithatë brenda datës 18 Dhjetor është afati për secalin tatimpagues për të përditësuar llogaritë bankare në mënyrë që më tej të bëhet rimbursimi konkret. Janë mbi 6 mijë tatimpagues në total, nga 30 mijë profesinistë të lirë që u preken.”- u shpreh Saraçi.

U ndal edhe tek pikat e ligjit që mbeten në fuqi.“ Faktikisht ligji në tërësinë e vet është pozitiv dhe kjo duhet përmendur, pra është për tu vlerësuar. Megjithatë duke qënë se ky vendim e hodhi poshtë pjesën e diskriminimit midis profesionistëve të lirë dhe të gjithë bizneseve të tjera, kanë mbetur disa pika që në gjykimin tonë mund të përmirësoheshin, një ndër to nëse mund ta shtjelloj më tepër është Neni 12. Praktikisht kjo ka qënë dhe pjesë e Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim, por që kjo Gjykatë vendosi që mos ta rrëzoje. Neni 12 thotë që praktikisht tatimpaguesit që kanë koncentrim klientësh, pra kanë të ardhurat e tyre që vijnë nga 80% ose 90% nga dy ose tre klientë, automatikisht këto edhe pse nuk tatohen si biznese, riklasifikohen dhe tatohen si të punësuar  por me normë përkatëse 13% ose 23%.”- tha Saraçi.

Por si paraqitet Shqipëria krahasuar me rajonin? “ Momentalisht që flasim, Kosova është shembull për ne në shumë aspekte nga këndvështrimi i ekonomisë pasi ajo ka një normë 9% tatimi. Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria normë fikse 10%, Serbia e ka 10%-20%, por 10% është baza. Ndërkohë Shqipëria e ka 15% deri në 23% aktualisht që flasim, pra ne nuk jemi të përjashtuar. Tatohemi me këto norma në varësi të formës juridike dhe të xhiros përkatëse. Kështu në këtë pikë ku duam ta çojmë më tepër është pyetja?!”

Eksperti u ndal edhe tek “DIVA”, tatimi i  të dypunësuarve dhe më tepër, Ligji i Auditimit dhe tek klima ekonomike sa i takon politikave fiskale.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë në kanalin e Youtube të Tv Klan!

#probusiness #oljanamaloku #tvklan #tvklanplus #tvklanplus #profesioniste #paga #tatim

#financa #kompensim