Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është ndalur tek sektori i turizmit për të parë se sa gati janë subjektet akomoduese turistike për të pritur vizitorë vendas dhe të huaj pas qëndrimit mbyllur prej më shumë se 2 muajsh.
Blerim Norja është një nga sipërmarrësit që ushtron aktivitetin në bregdetin e Durrësit i cili me tu njohur me draftin paraprak të protokollit ;që duhet të ndjekin hotelet, thotë se ka nisur ta zbatojë; që nga distancat e çadrave e shezlonëve, dezinfektimi ambjenteve, pajisja e stafit me maska e dezinfektues etj. Gjithësesi disa masa sipas sipërmarrësve jane të ekzagjeruara si përshembull matja e temperaturës së pushuesve disa herë. Operatorët turistikë
Permes një letre publike Drejtuar Kryeminsitrit Edi rama , kanë kërkuar që në datën 8 Maji heqje të barrierave qe pengojne ushtrimin e aktivitetit, si eleminimi i fashave të orarit për lëvizjen e qytetarëvë, të lejohet hapja e plazheve dhe të nisë rakordimi me vendet kufitare ne menyre qe te hartohet nje plan i perbashket per sa i perket hapjes per qellime tuizmi. Në letrën drejtuar kryeministrit thuhet se neqofte se nuk hiqen kufizimet e levizjes per qytetaret ne menyre qe te shfrytezohet turisti vendas dhe nëse sepaku nga 18 maj nuk hapen kufijte me vendet kufitare ky sektor do ndeshet me pasoja shume te renda dhe nje numer i madh i ketyre subjekteve pritet te falimentojne. N
ë emisionin Pro Business u diskutua edhe për baret dhe restorantet që kanë nisur punën nga dita e sotme në bazë të protokollit për tu mbrojtur nga koronavirus. Kreu i Shoqatës së Restoranteve turistike thotë se qeveria në këtë periudhë duhet të krijonte lehtësi edhe me heqje të përkoheshme të disa taksave.
INTERVISTË ME Z.BLERIM NORJA SIPËRMARRËS
INTERVISTË ME Z.KUJTIM DERVISHI KREU I SHOQATËS SË RESTORANTEVE TURISTIKE