Emisioni “Pro Business” në Tv Klan Plus ka patur në focus këtë të hënë zhvillimet nga “TEDA” Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri që pritet të ngrihet në Kashar. I ftuar në studio Z.Dritan Delija; Administrator “TEDA”, tha se punimet në terren vijojnë ndërsa parashikimet janë që e gjithë vepra të jetë gati Brenda tremujorit të parë të vitit 2025.
“Në çdo lloj zone të lirë ekonomike taksat kapitale, pra shpenzimet kapitale janë të perjashtuara për 5 vitet e para. Gjithashtu dhe pagat janë të përjashtuara nga taksat për 2 vitet e para dhe për çdo pagë të re,2 vitet në vijim do të jenë të perjashtuara nga taksat. ” – sqaroi Delija për përjashtimet e taksave.

Por cilat janë kompanitë që kanë më shumë përparësi?
“Sektorët janë kryesisht në teknologjinë e fushës automotive. Shtetet janë të ndryshme. Kemi kërkesa që nga Izraeli, duke nisur dhe nga disa vende europiane, mund të permend Italinë që kemi disa kërkesa dhe disa pika kontakti që jemi duke zhvilluar. Të cilat duan të jenë në TEDA.” – u shpreh Administratori i “Teda”-s.

Në këtë zonë të parë të lirë ekonomike janë të përjashtuara kompanitë Shqiptare që operojnë në vend.
“Kompani shqiptare që operojnë në Shqipëri nuk mund të jenë pjesë e “TEDA”. Por kompani me pronarë shqiptarë, patjetër. Ne kemi në diasporën shqiptare jashtë vendit sipermarrës të suksesshëm mjaft.”-sqarohet më tej.
“Teda” pritet të punësojë afro 7000 persona.
I Ftuar në pjesën e dytë të emisionit Pro Business ishte Z. Andi Seferi, Nënkryetari I Bashkisë Së Tiranës, I cili foli më gjerësisht për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor dhe impaktin në ekonomi e biznes.
“Nga viti në vit, Tirana duke qenë një qendër zhvillimi ka ofruar dhe ofron në mënyrë progresivisht rritëse mundësitë nga më të mirat për bizneset. Do ju sillja në vemendje që në vitin 2022 kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku shumë ura bashkëpunimi dhe shumë aktivitete, shumë marrëdhënie që u krijuan mes institucioneve Europiane dhe vendit tonë në fund të ditës, janë të rendesishme.”- u shpreh Seferi.
Seferi thotë se një pasuri e madhe e Tiranës janë zonat rurale.
“Një pasuri e madhe janë zonat rurale të cilat mbartin në vetvete, jo vetëm thjesht ta quajmë një depozitë të të jetuarit shëndetshëm përsa i përket produkteve bujqësore dhe blegtorale, por përmbajnë trashëgimi kulturore, përmbajnë shumë vlera të tjera që janë në fokus të turizmit. Përsa i përket aspektit agro, Agroparku i Tiranës tashmë një qendër, një realitet modern i zhvillimit të bujqësisë dhe krah në punën e fermerëve. Tirana, është një qytet që tashmë nuk “fiket”, është një qytet që është një qendër e zhvillimit në 360 gradë të jetës.”- u shpreh Seferi

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë në kanalin e youtube të Tv Klan.

Intervistë me Administratorin e “Teda” Z. Dritan Delija.
Intervistë me Nen/Kryetarin e Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi

#teda #zoneelireekonomike #zonepataksa #ekonomi #bashkitirane #biznes #kompani #diaspore #teknologji #zonarurale #turizem #andiseferi #dritandelija #oljanamaloku