” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Në fokus të emisionit “Pro Business” gjithashtu ishte rëndësia e digjitalizimit në zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. I ftuar në studio Eksperti I Digital Marketing, Hudi Shehu tha se përshtatja me digjitalizimin mund të jetë jetike për një sipërmarrje. “Marketingu digjital momentalisht është çdo gjë për një biznes, mund të them se është jetik, për çdo lloj biznesi të vogël, të mesëm apo të madh. Mund të them se ky markting tregon nëse një biznes do të ketë sukses apo dështim, pasi çdo gjë sot është online. Por ka disa trende të ndryshme të cilat po aplikohen dhe kanë treguar sukses deri më tani, kryesisht nga bizneset e mesme. Bizneset e vogla janë më pak të investuara nga kjo gjë për shkak të financave më të vogla.”- tha Shehu. Por cila është strategjia e duhur për një biznes? “Gjëja fillestare ku duhet të fillojë marketingu digjital, mendoj se është pjesa e social media që në Shqipëri është duke u përdorur në masë. Êshtë pjesa e optimizimit të motorëve të kërkimit kryesisht më Google. Gjithashtu dhe përmbajtja që duhet të jetë përmbajtje me kualitet për të tërhequr audiencën që ti targeton. Këto nuk kanë nevojë për shumë kosto.”- tha Hudi Shehu. Rrugët e fuqizimit të brand-it janë nga më të ndryshmet. “Kryesisht duhet nisur njëherë nga idea, strategjia dhe vizioni që ka një brand apo markë e caktuar. Duke krijuar një strategji për markën, automatikisht duhet krijuar edhe një strategji për planin e biznesit dhe atë të marketingut digjital. Këtu dua të theksoj diçka se në Shqipëri neglizhohet. Shumë biznese fillojnë të operojnë pa pasur një strategji, pa pasur një plan dhe pa pasur një markë të mirëfilltë. Ky është një gabim.”- u shpreh eksperti. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë. I ftuar në studio Z.Hudi Shehu, Ekspert në Digjital Marketing #sme #smealbania #biznese #startup #kompani #turizem #bujqesi #digitalmarketing #hudishehu Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!