Në kuadër të debateve për skemën e pensionit dhe masën e përftimit, shumë ekspertë ekonomie propozojnë krijimin e ngritjes së kolonës së pensioneve private me detyrim. Në Shqipëri ka shumë qytetarë që janë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e pensioneve vullnetare private por ende shifrat e përfshirjes në këto skema janë të vogla.

“SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” prej më shumë se 15  vitesh ka fondin e pensioneve vullnetare dhe sot është kthyer në një zgjidhje për shumë qytetarë të cilët me kontributet e tyre përcaktojnë vetë edhe masën e pensionit privat që do të marrin në të ardhmen.

I ftuar në studio Z. Avni Ponari , Ceo I “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” ka folur për situatën e pensioneve në vend, problematikat dhe jep alternativat për zgjidhje bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të tjera që sot nuk kanë probleme të tilla.

“Konstatimi ka të bëje me atë që të gjithë thonë që kemi një pension të vogël dhe natyrisht I tillë është. Të gjithë thonë që kemi të ardhura të pakëta, skema e pensioneve ka mangësi dhe natyrisht që ka. Por problem është kush janë zgjidhjet.

Çfarë zgjidhjesh ka? Skema e pensioneve vullnetare ka filluar 20 vite më përpara dhe “Sigal Uniqa” ka pensionin e saj vullnetar prej 15-16 vitesh, që funksionon normalisht, por akoma qytetarët nuk janë bërë aq të ndërgjegjshëm sa të jenë masivisht pjesë e këtyre skemave”- u shpreh Ponari.

Nëse merrni pjesë në skemën e sigrimeve private, atëherë ju e përcaktoni vetë që sot se sa do të dalë pensioni juaj në të ardhmen.

“Në skemën e sigurimit vullnetar ti e di që në momentin që vendos e bëhësh anëtar i kësaj skeme, ti e di që ke vendosur një shumë të caktuar dhe gjatë gjithë kohës e ndjek mbrapa këtë skemë, sepse mund ta shohësh ditë për ditë, mund ta ndjekësh ditë për ditë rritjen dhe shikon se sa e ke pensionin vullnetar pas 10, 15 apo 20 vjetësh. Në skemat e sigurimeve vullnetare, ke të drejtë t’i tërheqësh paratë në moshën 60-vjeçare, ndërsa në skemën shtetërore i merr në 67 vjeç për meshkujt dhe 61-62 për femrat. Çdo klient ka mundësi të shohe vlerën e investuar dhe vlerën e grumbulluar në skemë, duke krijuar kështu mundësinë reale, për një pension real. Ajo që duhet theksuar është që kur ti vendos një shumë të caktuar dhe vendos të paguash çdo muaj, atëherë ti ke përcaktuar edhe moshën, nga mosha që ke dhe sa vite do të investosh, pra do investosh 10 vjet, 15 vjet apo 20 vjet. Dhe ke të përcaktuar se sa do të jetë pensioni yt pas 20 vitesh.”-  thotë Ponari.

Paratë janë 100% të garantuara shprehet CEO i “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” “Këto para janë më të garantuara sepse janë të investuara në Bono Thesari, pra janë të përcaktuara se çfarë do investosh. Nuk janë të lira që ti do i vendosësh në depozitë apo në banka apo diku. Këto janë 100% të garantuara, nuk janë si depozitat që janë vetëm 2.5 milionë të reja që janë të garantuara. Pensioni privat është 100% i garanatuar në vlerën e caktuar. Kjo është ajo që e bën pensionin të prekshëm, pra paratë janë të tuat. Gjatë gjithë kohës i shikon se sa janë. Gjatë gjithë kohës i ndjek se çfarë rritje kanë.”

Kombinimi i pensionit shtetëror me atë që merr në privat sipas Ponarit bën që shuma të jetë e kënaqshme për pensionistët dhe i përgjigjet kostove të jetesës. “Shumë ndërmarrje dhe shumë individë, po afrohen me shumë shpejtësi dhe po krijojnë vlerat e tyre për pensionin dhe kjo është një garanci shumë e mirë sepse në qoftëse në shtet ti ke një pension 20 mijë lekë të reja dhe do marrësh 400 apo 500 në privat, pra pensioni yt shkon 700 mijë lekë(të vjetra) në total I gjithi sëbashku. Kështu që krijimi i kësaj incentive dhe krijimi këtij sistemi të tillë e bën të mundur që ti të marrësh një vlerë të caktuar. Shqipëria është nga të paktat vende që nuk e ka kolonën e dytë të investimeve. Që do të thotë, shteti përveç Sigurimeve Shoqërore që është 27% që paguhen nga paga, atëherë kjo 27 ndahet në 25 përshembull do ti çosh tek Sigurimet Shoqërore dhe 2% janë të detyrueshme ti çosh te një skemë e pensioneve private.

Pra, ky është një stimulim shumë i madh, një mbështetje e madhe dhe një lehtësim i barrës së sistemit të Sigurimeve Shoqërore." Z.Ponari jep edhe një shembull se si mund të përfshihet pensioni privat me detyrim duke e ndarë në dy pjesë. “Skema aktuale ka mangësi. Dhe nga ajo që kam dëgjuar thuhet se nuk funksionon se në Shqipëri janë 700 mijë pensionistë që marrin pensionin dhe janë 700 mijë të punësuar. Pra raporti është 1 me 1. Atëherë duke qënë ky raport, në të gjithë botën është 1 me 2, me 3 me 4, pra 4 punojnë dhe 1 merr pension. Ne nuk kemi këtë skemë. Kjo skemë duhet të ishte vendosur 20 vite përpara ose 30 vite përpara. Kjo skemë e cila ndante sigurimin e detyrueshëm në dy pjesë, tek sigurimet vullnetare 2%,1%, 1.5%, pastaj qytetarët këtë 2% mund ta plotësojnë edhe me para të tjera për të marrë një pension më të lartë. Ka një gjë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore do që të jetë pesha e madhe, që të gjitha fondet të shkojnë tek ai, por dashamirësia e Institutit, e Ministrisë së Financave, e Qeverisë me ligj e përcaktojnë qartë dhe e bëjnë.

Pra Maqedonia e Veriut është me këtë skemë, Mali i Zi është me këtë skemë, Bosnja dhe vendet e Rajonit pothuajse të gjitha janë me këtë skemë. Edhe vendet e tjera përreth nesh janë me këtë skemë, pasi këto janë më efiçente dhe krijojnë mundësi të çdo njeriu të kenë një pension normal dhe kushte të mira jetese. Në Gjermani përshembull njerëzit investojnë në 2-3 fonde.”

Në dallim nga pensioni shtetëror, pensioni vullnetar i "SIGAL LIFE UNIQA" ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve. Aktualisht nëse vendosni të ndani nga rroga një shumë për ta vendosur në fondin e pensionit privat, kjo pjesë e pagës përjashtohet nga taksat.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë!