Parlamenti i Malit të Zi votoi me 53 vota pro dhe 1 abstenim përbërjen e re të qeverisë së Milojko Spajiç, duke zgjeruar numrin e partive në ekzekutiv. Me 32 ministra gjithsej, në të tashmë janë ministrat e partive pro ruse si Fronti Demokratik dhe Partia.
Partia proruse do të ketë dy zëvendëskryeministra dhe do të drejtojë 2 ministri, ndërsa partia boshnjake do të ketë një zëvendëskryeministër dhe 5 ministra. Gjithashtu në këtë qeverisje bëjnë pjesë edhe partitë shqiptare, duke ruajtur të njëjtat dikastere ku Nik Gjeloshaj do të jetë zevendëskryeministër.
Por ky ndryshim i qeverisjes solli reagimin e menjëhershëm të ndërkombëtarëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë shprehu shqetësimin për përfshirjen në qeveri të partive dhe liderëve që nuk e dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe janë kundër sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Ata theksojne se mbështesin një qeveri të përkushtuar për anëtarësimin e shtetit në BE, respektimin e vlerave euroatlantike dhe pjesëmarrjen e plotë në NATO, që pasqyron përbërjen multikulturore të Malit të Zi.
Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas votimit në Parlamentin e Malit të Z, duke vënë theksin se është thelbësore që forcat politike në Mal të Zi të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë konstruktive për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm për përparimin e reformave të lidhura me BE-në.
Tv Klan