Një grua pretendon se mund të shërojë të verbërit duke i lëpirë pacientët në sy.

“Fuqitë” e saj janë kaq të lakmuara, sa gruaja tashmë ka frikë se mos banorët e zonës do t’i presin gjuhën, në mënyrë që nëse vdes, ata të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë ato.

Në Bosnjen dhe Hercegovinën rurale, 80 – vjeçarja Hava Celebic, ose ndryshe “nëna Hava” duke qenë mjaft e njohur në zonë, pretendon se është i vetmi njeri në botë që mund të shërojë nëpërmjet gjuhës.

Ajo e përdor atë për të hequr pjesë plumbi, hekuri, qymyri, tallashi dhe qelqi nga syri i njeriut, pasi e ka sterilizuar gojën e saj me alkool.

nena-hava

Nëna Hava pretendon se gjatë jetës ka kuruar mbi 5 mijë persona të kombësive të ndryshme, nga amerikanët e deri tek rusët.

Gruaja nuk kërkon para nga ata që janë të papunë, por normalisht shërbimi i saj kushton 10 euro./tvklan.al