A doni të humbni peshë? Nëse po, atëherë ekspertët këshilllojnë që të mos ndiqni një rregjim ushqimor me ndërprerje.
Ky lloj rregjimi ushqimor është një model i ngrënies, ku ju ushqeheni njëherë dhe më pas për 10 deri në 16 orë qëndroni pa ngrënë.
Ideja kryesore që qëndron pas këtij rregjimi është që të humbni peshë në mënyrë efektive.
Por nëse mendoni se ushqyerja pas 16 orësh është zgjidhja e duhur gaboheni. Kjo pasi mund të shkaktoni probleme të ndryshme në shëndet si marrje mendsh, vështirësi në përqëndrim, uri e padurueshme. Më tej, nutricionistët shprehen se ky lloj rregjimi çon në çrregullime të ushqyerjes, përkeqëson cilësinë e gjumit dhe gjithashtu rritje të niveleve të kortizolit.
Kortizoli është hormoni i stresit dhe rritja e tij shoqërohet me shtimin e stresit, si dhe ruajtjen e yndyrës në trup./tvklan.al