Policia ka dalë me një tjetër reagim lidhur me çarjen e digës së hidrocentralit në Himarë. Është proceduar penalisht admnistratori i ujëmbledhësit të Sasajt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”, njofton Policia.

Kujtojmë se çarja e digës shkaktoi një sërë problemesh të Enjten, duke përmbytur banesa e biznese në zonë.   

/tvklan.al