Ky është momenti i shpërthimit të digës së hidrocentralit të Bunecit në Lukovë mesditen e së Enjtes. Janë qytetarët që e kanë fiksuar këtë ngjarje që fatmirësisht ka kaluar pa shkaktuar dëme në njerëz, por nuk mund të themi këtë për dëmet materiale.
I ndërtuar në 2010-ën, pas shembjes së argjinaturës së digës, ka vërshuar në toka dhe biznese 15.000 metër kub ujë dhe vetëm sot policia ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit, Vangjel Ngjelo.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtes Civilie, në 12 binese ka prezencë uji dhe balte, ndërsa nga kjo ngjarje është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë në dy familje. Kanë nisur ndërkohë hetimet për të zbardhur shkakun e çarjes së digës.
Një raport i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, për vitin 2022, ngren shqetësimin se 90% e digave të vendit, nuk monitorohen dhe nuk mirëmbahen nga shfrytëzuesit duke sjellë përkeqësim të gjendjes së tyre. Sipas këtij raporti, 75% e bashkive nuk dorëzojnë raportin vjetor për gjendjen e digave, ç’ka tregon neglizhencën dhe paaftësinë e tyre për administrimin, kontrolli dhe monitorimin e digave.
Po ashtu në këtë raport evidentohet se 50% e digave të mëdha kanë kanë si problem shqetësues vjetërsinë e tyre, dhe në 95% të tyre mungojnë sistemet e alarmit në përputhje me standartet bashkëkohore.
Gjithsej në vendin tonë ka 650 diga, 350 diga të mëdha dhe 300 diga të vogla.
Tv Klan