Zhvillohet ditën e sotme një seancë dëgjimore në Kuvend në lidhje me ecurinë e procesit të negociatave. E pranishme në këtë seancë është edhe Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, e cila është shprehur se ka një projekt të qartë për të fuqizuar misionin e Shqipërisë në Bruksel.

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore: Shqipëria spiron që t’i përmbyllë të gjitha përgatitjet teknike për hapjen e të gjithë kapitujve brenda këtij viti dhe mirëpret vendimin e vendeve anëtare për t’i çelur negociatat për të gjithë kapitujt brenda vitit 2025 derisa përgatitjet teknike janë kryer dhe vendi është gati.

Ky është një nga vitet me vlerësimin më të mirë sa i përket administratës publike shqiptare dhe fare qartë përmbyllja me sukses e shqyrtimit analitik “Screeing” ishte një vlerësim i lartë për punën e administratës, por njëkohësisht dhe hapja e negociatave ishte vlerësim i lartë për punën e administratës. Kështu që, unë mendoj se ky është një moment i mirë për administratën publike shqiptare.

Vazhdon puna për të forcuar kapacitetet institucionale, ka një projekt të qartë për të fuqizuar misionin e Shqipërisë në Bruksel. Në ditët që vijnë do të shpallet një thirrje për të gjithë profesionistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të ju bashkuar misionit të ristrukturuar të Republikës së Shqipërisë në Bruksel. Së shpejti, shpresojmë, misioni i një vendi anëtar i BE-së.

/tvklan.al