Një degë krejtësisht inovative i afrohet më pranë klientëve të ProCredit Bank. Inaugurimi i investimit më të fundit në Rrugën e Dibrës u bë përmes një atmosfere festive dhe mikpritjeje për të gjithë.
Drejtori Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri, Mirsad Haliti tha se hapja e kësaj degë të re është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ambicieve për t’u bërë banka që ofron shërbimin më të mirë në treg.
Mirsaid Aliti, Drejtor Ekzekutiv i ProCredit Bank: Investime të vazhdueshme janë duke ndodhur gjithandej Shqipërisë. Në fillim të vitit të ardhshëm, pretendojmë t’i kemi 14 pika gjithandej. Synimi jonë nuk është që të kemi numrin më të madh të degëve, por synimi është që të kemi shërbimin më të mirë për klientët.
Për t’u shërbyer më mirë klientëve është kombinuar teknologjia më e fundit me shërbimin njerëzor.
Belma Lushi, Drejtoresha e Divizionit Retail: Kjo degë moderne është projektuar për t’i lehtësuar proceset bankare pa stres, pa radhë të gjata. Në ambientet tona ju do gjeni zonat 24/7 në të cilat çdo klient ka mundësi që të vetëshërbehet, si dhe një hapësirë komode për këshillime të personalizuara.
Keti Luarasi, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës: Të gjithë e kemi mësuar tashmë sesa inovative dhe moderne është banka ProCredit, kështu që shumë urime për cilësinë dhe nivelin fantastik të shërbimit.
Përmes teknologjisë dhe digjitalizimit, ProCredit Bank ka si synim krijimin e një eksperiencë bashkëkohore dhe praktike për klientët.
Paula Pllaha, Zv/drejtore e Departamentit Retail: Hapja e kesaj dege është një hap shumë i rëndësishëm ne rrugëtimin tonë, ne do të vazhdojmë me përkushtim zgjerimin në të gjithe Shqipërinë duke sjellë shërbimet tona gjithnjë e më pranë çdo qytetari.
ProCredit Bank ka rreth 30 vite që operon në Shqipëri dhe është e para që ka sjellë risi të larmishme teknologjike.
Tv Klan