Në selinë e PD-së, Departamenti i Sipërmarrjes, Biznesit dhe Inovacionit organizon tryezën me biznesmenë dhe profesionistë të lire. Kjo tryezë po zhvillohet gjithashtu me lidhje direkte me kryedemokratin Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha ka thënë se ky takim është shumë i rëndësishëm për programin e PD-së për biznesin teksa ka shtuar se ky duhet të jetë thelbësori për ndryshimin e vendit.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se politikat e PD-së kanë bërë që Shqipëria të shndërrohet një vend ndër më miqësoret për biznesin dhe klimën ndaj tij. Berisha ka shtuar se do të bëjnë gjithçka për garancitë për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend.
Sali Berisha: Takim shumë i rëndësishëm për programin e PD-së për biznesin, i cili duhet të jetë dhe programi thelbësor i ndryshimit të Shqipërisë. Ne kemi qenë dhe mbetemi forca politike më probiznes që ka vendi. Politikat tona bëhen që Shqipëria një vend i bërë i famshëm për hiperkolktivzmin oruelljan të saj të shndërrohet në një vend ndër më miqësorët për biznesin dhe klimën ndaj tij. Ndryshimet e domosdoshme, jetike të vendit kanë si kusht finekuanom një klimë miqësore biznesi, një mjedis të lirë për biznesin, garë të ndershme dhe barrë të ulët fiskale, siguri ligjore. Të gjitha këto janë kushte që biznesi në Shqipëri nga vendas dhe të huaj të njohë zhvillime të reja. Këto janë kushte gjithashtu që PD-ja duke vendosur në epiqendër investimin për qytetarin, të mund të realizojë këtë objektiv madhor. Ne jemi një parti e parimeve të ndershme dhe të drejta për biznesin. Por kjo jo vetëm në doktrinë dhe teori. Ne zbatuam këto parime sa herë që kemi qenë në pushtet. Në vitin 1993 ne u bëmë vendi i dytë me TVSH-në më të ulët në botë. Vendosëm një TVSH 12.5 përqind dhe kishte vetëm një vend tjetër me TVSH më të ulët se ne, të gjitha të tjerat më të larta. Përsëri në 2005 ne u rikthyem tek parimi ynë se paraja në kontot e bizneseve, qytetarëve është më e vlefshme se sa në arkën e shtetit. Vendosëm taksën 10% do të thosha një taksë biblike të cilën Europa si taksë të sheshtë e njihte gjer atëherë në vlerat 17-15 për qind. Të jemi realist barra fiskale është vetëm një aspekt i mjedisit për biznesin.
Më tej, Berisha ka thënë se realizimi i planit kërkon largimin e atij që e quan narko-regjim dhe krijimin e një qeveri teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sali Berisha: Ekonomia, biznesi janë në një situatë dëshpëruese dhe kërkojnë zgjidhje sa më shpejt. Realizimi i planit kërkon si kusht largimin e narko-regjimit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. I bëj thirrje biznesit shqiptar, biznesmenëve kudo që ndodhen të bashkohen me këtë përpjekje të madhe të opozitës në mënyrë që Shqipëria të dalë nga sistemi monist, të marrë kthesën drejt një ekonomie të lirë tregu dhe shteti ligjor funksional dhe ju garantoj se promotor kryesor të kësaj kthese do të jeni ju, biznes-gratë e këtij vendi. Të angazhohemi në këtë betejë pa kthim për një qeveri teknike dhe për gjendje të lira./tvklan.al