Dështojnë negociatat aq të kërkuara me Qeverinë nga punonjësit e transportit të udhëtarëve ku këta të fundit nuk kanë pranuar projektmarrëveshjen e ofruar nga një grup pune interlekutor mes sindikatave dhe Qeverisë, me përfaqësues nga Ministria e Punës, Ministria e Transporteve, e Financave dhe ajo e Pushtetit Lokal. Pretendimi i organizazorëve të grevës ishte për një nivel të lartë përfaqësimi nag ana e qeverisë.
Projektmarrëveshja përfshin zgjidhjen e kërkesave kryesorë të grevistëve dhe vënien e detyrave përkatëse ministrive të veçanta si dhe me afat të përcaktuar si për respektimin e ligjit ashtu dhe për pajisjen me licensa. Shqetësimi i grevistëve lidhet me konkurencën që ju bëhet nga shoferët e furgonave, të cilët nuk disponojnë lejet përkatëse. Gjergji Muçaj, drejtori i Marrëdhënieve të Punës, një drejtori pajtimi konfliktesh, detajon projektmarrëveshjen e hartuar:
Gjergji Muçaj: Të gjitha mjetet e transportit rrugor do të pajisen me leje të qarkullimit në zbatim të nenit 81 të kodit rrugor në të cilën do të përcaktohet destinacioni dhe përdorimi i mjetit, që deri tani në këto momente që flasim nuk është marrë dhe nuk është zbatuar. Bëhet fjalë në zbatim të këtij ligji. Organet e pushtetit vendor do të përcaktojnë dhe vendosin vendqëndrimet e mjeteve të shërbimit taksi sipas neneve 5, 6, 7 të kodit rrugor por dhe të ligjit në fjalë. Dhe kjo detyrë, ky angazhim është marrë nga Ministria e Pushtetit Lokal. Probleme të cilat janë konkrete tashmë në disa rrethe janë përcaktuar në disa rrethe nuk janë përcaktuar plotësisht këto vendqendrime, por u mendua që brenda një kohe të shkurtër me udhëzime të veçanta të Ministrisë përkatëse të Pushtetit Lokal do të përcaktoheshin dhe do të raportohen. Do të kryhet pajisja me certifikatë tatimore vetëm për poseduesit e mjeteve që kanë marrë lejen e ushtrimit të aktivitetit për transport udhëtarësh me mjetin përkatës.
Formula e kompromisit që reflekton kërkesat nga pala shtetërore është gjetur dhe është vënë në vijë për zgjidhje. Sipas tyre ky është një takim i parë negociatash dhe më tej organizatorët grevës mund të nënshkruanin me qeverinë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti