Zyra e Prokurorit të Bosnje-Hercegovinës i ka lëshuar urdhër policisë për ndalimin e presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti, Nenad Stevandiç.
Urdhri u lëshua me qëllim marrjen e tyre në pyetje pasi akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”.
Njoftimi vjen në ditën kur autoritetet në Republikën Sërpska planifikojnë që ketë entitet ta përcaktojnë si shtet të popullit serb duke i dhënë të drejtën për vetëvendosje me ushtrinë e tij.
Sipas Prokurorisë, këto ndryshime bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës.
Tv Klan