Pas aksidentit qytetarit Kosta Trebicka pozita dhe antiqeveritarët e tjerë e konsideruan si vrasje të rëndësishëm, Prokuroria e Përgjithshme me të drejtë kërkoi që ekspertiza të bëhej nga një ekspert i huaj. Ky version u mirëprit edhe nga policia, por edhe nga opinioni pasi ekspertiza shqiptare mund të kontestohej nga ata që dëshironin që Trebicka të ishte vrarë dhe jo aksidentuar.

Prokuroria caktoi një ekspert amerikan dhe konkretisht oficerin e lartë të policisë së shtetit të Virxhinias, zotin Kevin Teter. Amerikani Teter e përfundoi raportin dhe e nënshkroi atë nën përgjegjësinë e tij ligjore përpara noterit amerikan me datë 23 shtator. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që kur prokuroria e përgjithshme është vënë në dijeni të përfundimit të këtij raporti edhe pse këtë raport e kanë botuar të gjitha gazetat në Shqipëri, ky institucion ende nuk e ka bërë zyrtarisht publik raportin e këtij aksidenti të ardhur nga Amerika.

Burimet tona pranë prokurorisë mësojnë se prokurorëve të rëndësishëm nuk u ka ardhur aspak mirë për përfundimin e ekspertit amerikan, i cili e konsideron aksident të pastër vdekjen e Trebickës. Këta prokurorë shpresonin dhe dëshironin që raporti i ekspertit të ishte i hapur dhe i dyshimtë për t’u interpretuar edhe si vrasje e mundshme e të ndjerit Trebicka. Kështu e shpjegojnë disa punonjës të policisë vonesën e qëllimshme të mospublikimit nga prokuroria e përgjithshme të raportit të ekspertit amerikan.

Nëse raporti do të ishte vrasje dhe jo aksident, prokurorja e përgjithshme Ina Rama do të ishte rreshtuar me të gjithë prokurorët e çështjes dhe jo vetëm me ta, por edhe me ata të Gërdecit për t’u dhënë në mënyrë të rrufeshme, mediave lajmin, se Kosta Trebickën e vranë. E vranë se ishte dëshmitar i rëndësishëm, ndërsa tani që është provuar se ishte aksident, të gjithë fshihen dhe bëjnë sikur nuk përbën lajm raporti i ekspertit amerikan që pritej me shumë interes nga prokurorja Ina Rama./tvklan.al