Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për një nga ushtarët e Gardës së Republikës, të akuzuar për vrasjen e punonjësit të policisë rrugore, në hyrje të autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas provave të mbledhura nga akuza Sovran Qeleposhi njëri nga gardistët më origjinë nga Tropoja është autori i vrasjes së policit Allaman Dervishi. Për gardistin tjetër Guxim Kërtoçi, prokuroria ka kërkuar 25 vjet heqje lirie, ndërsa për kushëririn e këtij të fundit punonjës i policisë së objekteve dhe personi që u ka dhënë armën dy autorëve, u kërkuan 7 vjet burg.

Të gjithë të pandehurit i kanë pranuar akuzat, atë të vrasjes grabitjes me armë dhe rrëmbim personi. Ngjarja e rëndë ndodhi dy javë më parë dhe nisi me rrëmbimin e një taksisti, grabitjen e një shume parash dhe përfundoi me ekzekutimin e punonjësit të policisë rrugore Dervishi, si dhe plagosjen e rëndë të kolegu të tij në autostradë.

Të pandehurit kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërkohë që brenda javës së ardhshme Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin./tvklan.al