Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kërkohet burgim i përjetshëm për Nehat Kullën. Sot në mesditë në Gjykatën e Faktit në Tiranë, prokurori Bujar Hoxha, ka dhënë pretencën duke kërkuar burgim të përjetshëm për Nehat Kullën dhe 8 vjet burg për Ismet Ramadanin. Për Nehat Kullën është kërkuar dënimi maksimal, pasi mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim, të shtetasit Fatmir Thaçi, si dhe vrasje e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e uniformave blu.
Vetë Nehat Kulla nuk u paraqit sot në sallën e gjyqit, për arsye shëndetësore. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ilir Mustafaji, caktoi datën 27 Dhjetor, për të dëgjuar konkluzionet e avokatëve të Kullës dhe Ramadanit./tvklan.al