Kryetari i Këshillit të Atlantikut të Veriut të Maqedonisë, Ismet Ramadani, duke folur për ndikimin rus në Maqedoni, shprehet se ky ndikim ka përshpejtuar procedurat për aderimin e Maqedonisë në NATO.
Ramadani shprehet se NATO nuk duhet kuptuar vetëm si forcë ushtarake, sepse, siç thotë, aty ka politikë, diplomaci, ekonomi, arsim, ekologji, që do të thotë se NATO-ja është më shumë se një organizatë ushtarake.
Pavarësisht nënshkrimit të Protokollit për anëtarësim, Maqedonia ka ende punë për të bërë dhe do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Brukselit, thotë zv/ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti.
Maqedonia në vitin 1995 nënshkroi marrëveshjen e “Partneritetit për paqe”. Ushtria është reformuar me zbatimin e 18 planeve vjetore kombëtare për anëtarësim në NATO. Më shumë se 3000 ushtarë që nga viti 2002 marrin pjesë në misionet paqësore dhe profesionalizmi i tyre, thuhet se është një ndër faktorët se përse vendi po bëhet anëtare e Aleancës Atlantiko-Veriore.
Tv Klan