Gjykata e Apelit Tiranë, në seancën e sotme dënoi Nehat Kullën me 30 mua burg dhe Ismet Ramadanin vetëm me kohën e paraburgimit. Nehat Kulla dhe Ismet Ramadani të cilët janë akuzuar nga Prokuroria për një sërë veprash penale, janë dënuar nga Gjykata e Faktit në Tiranë me 2-7 vjet heqje lirie. Pas këtij vendimi, prokurori Bujar Hoxha, apeloi duke e kundështuar këtë vendim të dhënë nga gjyqtari Ilir Mustafaj.
Në seancën e sotme, në Gjykatën e Apelit prokurori i çeshtjes Zamir Shtylla, i kërkoi trupit gjykues që Kulla për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria, të dënohet me burgim të përjetshëm. Ndërsa për Ismet Ramadanin, prokurori shtylla kërkoi dënimin e tij me 8 vjet heqje lirie.
Kërkesat e prokurorit të Apelit, ja hodhi poshtë me anë të vendimit gjyqtari Edmond Gogo i cili dënoi Kullën jo me burgim të përjetshëm, por me 30 muaj burg dhe Ramadanin jo me 8 vjet burg, por vetëm me kohën e paraburgimit, duke hedhur poshtë gjitha akuzat si krijim bandash të armatosura rrëmbim dhe keqtrajtim personi e të tjerë. Ata dënohen vetëm për armëmbajte pa leje./tvklan.al