Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi, e dënuar për mosdeklarim pasurie dhe aktualisht në hetim për pastrim parash.

Prokuroria thotë se afro 500 mijë Euro të sekuestruara më herët janë të ish-zyrtares të krijuara nga aktivitet i paligjshëm. Gjithashtu edhe një apartament dhe një garazh të identifikuar gjatë hetimeve, për hetuesit janë  pasuri të pa jufistikuara.

Klosi u arrestua në shkurt 2023, 1 muaj pasi në pranga kishte rënë sanitarja e saj për vjedhje me pasoja të rënda në banesën e saj. Fillimisht ish-zyrtarja nuk deklaroi të plotë shumën e vjedhur në shtëpinë e saj.


PASURITË E SEKUESTRUARA

368 000 Lekë

462 950 Euro

15 600 USD

Apartament 85.09 m2

Garazh 14.06 m2

Autoveturë Toyota Rav 4

Tv Klan