Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e figuriës së kreut aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj pas akuzave të opozitës se ai nuk ka ka deklaruar se ka qenë pjesë e një hetimi për trafik droge në Itali.

Nisur nga ky pretendim, prokuroria ka dërguar KQZ-së kërkesë për vënien në dispozicion të formularit të vetëdeklarimit në zgjedhjet vendore të 2023.

Procesi i verifikimit nisi pasi 15 deputetë të grupit parlamentarë të PD dërguan dy ditë më parë kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Referuar hetimeve të nisura në shtetin fqinj nga ana e autoriteteve italiane, demokratët thonë se ndaj Marinajt në 29 Mars të 2016-ës, prokurori i Firences Giulio Monferini ka depozituar edhe në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj disa shtetasve, mes të cilëve edhe ndaj Marinajt, që cilësohet si kreu i organizatës kriminale.

Vetë kryebashkiaku, Marinaj i ka cilësua këto akuza si një skenar të turpshëm, duke deklaruar se është i hapur ndaj çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim.

Tv Klan