Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Art Galeri Kaceli, organizuan ekspozitën grafike të piktorit të popullit Sadik Kaceli. Kjo veprimtari ishte e ndarë në 2 pjesë promovimin e monografisë së Eli Xoxes si dhe prezantimin e një ekspozite, grafike me punime të Sadik Kacelit. Në emër të familjarëve të ftuarit i falënderojë djali i piktorit të popullit Buron Kaceli.

Buron Kaceli: “Ky është një eveniment i rëndësishëm për ne. Mbas një pune jo të vogël po realizohet edhe promovohet libri monografia e babës tim Sadik Kacelit. Punë e disavjeçare për të cilën studjusja, kritikja e njohur Eli Xoxe, ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe meritoj titullin “doktore e shkencave”.

Monografia mbi jetën e Sadik Kacelit u cilësua nga zv/Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku, si një studim shkencor.

Suzana Turku: “Sigurisht që kjo nuk është një gjë e rastësishme që jemi mbledhur të gjithë bashkë sonte, sepse figura e të madhit e profesorit Sadik Kaceli, me të vërtetë që e meriton një respekt të tillë nga ne”.

Kjo monografi vjen pas një studimi disa vjeçar nga kritikja e artit figurative e Eli Xoxa. Sipas saj në këtë vepër gjen gjithçka mbi figurën e Sadik Kacelit, duke filluar që nga fëmijëria, rinia në Paris dhe për çdo vepër që ai krijojë duke i analizuar ato imtësisht.

Eli Xoxa: “Jam shumë e kënaqur që jam dëshmitare e një jete të një artisti të madh. Jam shumë, shumë e lumtur që e njoha dhe që munda të shkruaj për të. E thënë kjo tani pas realizimit të këtij studimi them se është bindëse dhe konkrete. Studimi që nisëm bashkë Kacelin kurrë nuk u nxit po u shpejtua për ndonjë arsye. Është një studim disavjeçar”.

Artisti i popullit Sadik Kaceli, i cili jetojë mes viteve 1914-2000, është cilësuar si piktori që krijojë me shpirt./tvklan.al