Pas debateve të shumta dhe rekomandimeve që ka lënë Këshilli i Europës për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeveria ka hartuar një nismë ligjore, e cila do të detyrojë kompanitë offshore që të bëjnë e pronarët e tyre dhe bilancet e biznesit.
Televizioni Klan ka mësuar se do të bëhet i detyrueshëm publikimi i pronarëve të këtyre kompanive “guackë” deri në masën 25% të përfituesit të fundit të tyre. Lista e këtyre subjekteve do të jetë në një regjistër elektronik të veçantë.
Shumë kompani që operojnë në Shqipëri dhe realizojnë të ardhura të mëdha në tregje të ndryshme janë të regjistruara në parajsa fiskale, ku nuk dihet kush është pronari i vërtetë.
Rastet tipike janë në tregjet , ku shumë prej tyre kanë marrë kontrata me shtetin shqiptar duke siguruar të drejta ekskluzive. Publikimi i pronarëve do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit në miratimin e kontratave me shtetin.
Rasti i fundit është ai i DH Albania, ku një kompani e regjistruar në shtetin Delaware fitoi përmes falsifikimit të dokumenteve dy tendera me vlerë 30 milionë euro, por ende dhe sot organet e drejtësisë nuk kanë gjetur pronarin e vërtetë të saj.
Tv Klan