Fati i keq ka ndjekur Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares, u dëmtua në sfidën e fundit në kampionat dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.
Testet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim në kofshë, i cili do e mbajë jashtë për 40 ditë.
Lajm i keq për mbrojtësin shkodran, i cili vetëm dje u përfshi në listën e Lazios në Serie A.
Lojtari do të nisë fazën e rikuperimit dhe shpreson të jetë gati në mesin e muajit Mars. Në dyshim është edhe prezenca e tij në Kombëtare për ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit. /tvklan.al