Qindra vetë protestuan të hënën në Prishtinë si shenjë mllefi dhe pakënaqësie ndaj protokollit të nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë për bashkëpunim policor.
“Poshtë EULEX-i! Dhe ky protokoll është vetëm fillimi. Dy protokolle të tjera janë duke u përgatitur për t’u nënshkruar e këto janë protokolle për gjyqësi dhe protokolle për të…”.
Duam sovranitet, jo EULEX, “Kosova në BE e jo nën BE”, “Serbia viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim”, “Bac u kry, e shitën Kosovën”, janë disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.
Ata fillimisht u mblodhën para bibliotekës kombëtare prej nga defiluan nëpër disa rrugë të kryeqytetit për t’u ndalur para kuvendit të Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Poshtë EULEX-i, poshtë protokolli”./tvklan.al