Ka qenë ky reagimi i protestuesve të mbledhur në hyrje të selisë së parlamentit menjëherë pas miratimit në sallë të ligjit për importin e mbetjeve.

Gjatë gjithë ditës së enjte shoqatat ambientaliste, shoqëria civile, qytetarë e njerëz të medias kanë protestuar përpara parlamentit për rikthmin e ligjit që lejon importin e mbetjeve, ligj i shfuqizuar po nga qeveria Rama ditën e parë që mori detyrën.

Pas sencës plenare, protestuesit e shoqërisë civile kanë lëshuar thirrje kundër deputetëve që votuan pro ligjit për mbetjet.

Për protestuesit ky ligj do ta kthejë Shqipërinë në një vend depozitimi të plehrave nga e gjithë Europa.

Sipas protestuesve, Shqipëria nuk ka mekanizma të mjaftueshëm kontrolli, pasi asgjë nuk ka ndryshuar në këto 3 vjet.

Tv Klan