Kavaja ka qenë qyteti vijues i protestave të opozitës në kuadër të lëvizjes “Nano ik!”. Në krye të funksionarëve opozitarë ishte kryetari i partisë demokratike Sali Berisha i cili u paraqiti tubuesve fakte dhe akuza pse qeverisja socialiste nuk funksionon më në favor të interesave të shqiptarëve.
Sali Berisha: “Shpirtkazmria, cinizmi, amoraliteti i zyrtarve t’korrups, të korruptuar është shkaku madhor i të gjitha fatkeqsive t’shqiptarve. Nano ik! Nano ik, sepse ti nuk mund të dëgjosh, nuk mund të shikosh, madje ti urren ata që paguhen me 60 (gjazhdhjetë) apo 90 (nëdhjetë) euro në muaj aq sa marrin lopt europiane, jo ushqim, por subvencion apo aq sa shpenzon ti dhe qeveritart tu për ka, për macet dhe qentë që mbajnë në shtëpi.”
Kushtet e vështira për të përballuar një jetë normale kanë qënë në qendër të fjalimeve të opozitarëve si motivacioni kryesor në thirrjet për largimin e socialistëve nga pushteti. Veçanërisht theksi u vu te gjendja ekonomike e mjerueshhme, papunësia e taksat e larta për biznesin. Zgjerimi i protestave në mbarë vendin do të jetë mbështetja kryesore e demokratëve pë rrrëzimin e socialistëve, jo sepse Berisha kërkon pushtetin, por gjendja ekonomike e çdo famlijeje është bërë në gjendje të mjerueshme. Berisha u shpreh se lëvizja “Nano ik! është shumëplanshe. /tvklan.al