Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

E premtja në Prishtinë është bërë një ritual tashmë që s’do të donim të vazhdonte gjatë. Mblidhen njerëzit tek teatri, aktet e të cilit vazhdojnë nëpër rrugë dhe kërkojnë lirimin e njeiut që mbahet ende rob përtej kufirit të atij vendi, emrin e të cilit e mësoi dhe e gjithë bota, Kosovë.

Gati dy muaj e gjysmë pas mbarimit të luftës që protestohet në heshtje çdo të premte, për lirimin e të afërmve që gjenden ende në burgjet serbe. Rreth 200 janë liruar. Sot televizioni Klan ka ndjekur nga afër pamjet eskluzive të protestës që të kujtojnë edhe njëherë ato lëvizje të rezistencës pasive gjatë dhjetë viteve të udhëheqjes së Rugovës.

Ky demostrim është paqësor, protestrat e zhurmshme ja kanë lënë Mitrovicës, konfrontim për çështjen e mosndarjes. Të premten në Prishtinë janë protestat paqësore ku dhimbja përzihej me dinjitetin ku e drejta kërkon drejtësi. Kërkohet kthimi secili në shtëpinë e tij. Vdekja s’është kurrë përgjigje, përgjigje është jeta të premten në Prishtinë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti