Në Gjakovë qytetarët protestuan sot për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë. Qytetarët thonë se nuk janë kundër ritualeve të tyre fetare, por se në mesin e tyre ka prej atyre që ata i njohin bëmat e tyre gjatë kohës së luftës.

Protesta nisi para Kishës Ortodokse, por pelegrinët serbët nuk dihet nëse do të mbërrijnë ditën e sotme.

Qytetarët mbanin në duar pankarta me mesazhe për të afërmit e tyre që nuk janë gjetur si dhe për krimet serbe që u kryen në këtë qytet gjatë kohës së luftës. /klankosova