Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu kanë vijuar takimet me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të veprimit për fuqizmin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se ky plan veprimi ka ardhur pasi shkak u bë një tragjedi, referuar vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Canit në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij.

Referuar ngjarjes së rëndë, Kryeministri Rama u shpreh se ka nuk ka munguar as farsa me gjithë atë forcë që tha se “në fakt vret të rivrarët dhe riplagos të plagosurit”.

Edi Rama: Një takim që sintetizon të gjithë procesin e këshillit të zhvilluar në Shqipëri prej ku doli dhe plani i ri i veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë, e kuptuar si një tërësi elementësh dhe jo thjesht si një siguri fizike. Shkak u bë një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme, ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Edhe në këtë rast, farsa nuk mungoi me të gjithë atë forcë që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

E rëndësishme që të kuptohet se institucionet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetëkorrigjim të vazhdueshëm. Edhe vetë procesi i qeverisjes është një proces zhvillimi dhe vetëkorrigjimi të vazhdueshëm.

/tvklan.al