Me të njëjtën kërkesë, dorëheqjen dhe arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, demokratët dhe “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” protestuan edhe këtë të martë poshtë zyrës së tij. Tubimi nuk kaloi pa tension e përplasje, ku protestuesit hodhën molotovë e lëndë piroteknike në drejtim të hyrjes së Bashkisë.
Pavarësisht thirrjeve të policisë për të ruajtur qetësinë, protestuesit rrezikuan edhe jetën e gazetarëve dhe operatorëve që mbulonin tubimin, duke mos kursyer molotovët edhe në drejtim të tyre.
Kjo është protesta e 9 që opozita zhvillon përpara Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve nga ana e SPAK-ut të 3 prej drejtorëve të këtij institucioni dhe lënies në detyrim paraqitje të 6 zyrtarëve të tjerë për abuzime me tenderat dhe përfitimin e miliona eurove përmes kompanisë “5D”.
Tv Klan