Kjo është Athina e njollosur nga një javë dhune dhe shkatërrimi.
Statuja të dëmtuara, ndërtesa të shkatërruara, xhama të thyer dhe gurë kanë mbuluar sheshet e qytetit. Universiteti i Athinës ishte fushëbeteja e fundit e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë
4 mijë anarkistë dolën në rrugë mbrëmjen e së enjtes për ti treguar policisë se protestat për vrasjen e adoleshentit Aleksis Gregoropulos janë shumë larg fundit. Bomba Molotov u hodhën drejt policisë e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Por duke mos u mjaftuar me mbrëmjen e djeshme, protestat kanë shpërthyer sërish. Në shënjestrën e anarkistëve ishte gjykata e lartë, drejt së cilës sot janë hedhur disa bomba Molotov.
Përleshjet janë të ashpra ndërsa pritet që pavarësisht motit të keq që ka mbërthyer vendin, protestat të përshkallëzohen dhe të zgjasin deri të hënën./tvklan.al