E mbuluar me rërë dhe krijesa deti, qeska që mbante unazat e përbetuara të martesës së dy emigrantëve që po zbarkonin me gomone në brigjet e Italisë u gjend pas shumë peripecish, si për të na provuar që dashuria i mbijeton gjithçkaje!

Kur ekipi i shpëtimit gjeti çantën që pluskonte mbi ujë, frika se pesë emigrantët në bord ishin mbytur u rrit, por çuditërisht çifti nga Algjeria u gjend shëndosh e mirë.

Tashmë Ahmed dhe Doudou po presin t’u kthehen posedimet të cilat menduan se i humbën përgjithmonë.

“Kur e shpërndava foton nuk ma morri kurrë mendja që do t’i gjeja pronarët e çantës që mbante brenda unazat. Mendova se i përkisnin dikujt që kishte vdekur në Mesdhe”, shprehet vullnetari Italian për gjigandin BBC.

Çifti rreth të 20-tave ka jetuar në Libi dhe u arratis për shkak të trazirave në vend. Rreth 48 orë pasi kaluan kufirin, gomonia u përmbys dhe pesë njerëz vdiqën, përfshi një vajzë foshnjë 18 muajsh, por fatlumët u shpëtuan nga një peshkatar.

Ahmed ishte shumë i emocionuar. Për të unazat ishin shumë personale. Por ai nuk e harron dot incidentin ku humbën jetën bashkë-vuajtësit e tij”, vijon vullnetari./tvklan.al