Blendi Klosi: “Dje qytetarët shqiptar panë me sytë e tyre një shfaqje të turpshme të një qeverie të re të politikës së vjetër. Një shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan në shumicë, që Sali Berisha të mos qeverisë më këtë vend dhe të shkonte në pension politik, por edhe për të gjithë ata qytetarë të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet rezultatit të pa manipuluar të votës së lirë. Dita e djeshme për qytetarët shqiptar qe një ditë tjetër e shpresës së vrarë nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij, se ky vend do të mund të qeverisë ndryshe. Sali Berisha pasi plaçkiti për 4 vjet Shqipërinë, grabitje në mënyrë të paturpshme dhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.”/tvklan.al