Partia Socialiste dhe Partia Demokratike sot pritet të përfundojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.

Në kampin socialist Edi Rama e ka bërë të qartë se do të ketë një formatim të partisë me emra të rinjtë kandidatësh, të cilët do të jenë në listat e mbyllura së bashku me drejtuesit e qarqeve dhe terrenin për të konkurruar në lista të hapura do t’ia lërë deputetëve aktuale dhe kontributorëve të vjetër të Partisë Socialiste. 

Në orën 19:00 në Partinë Socialiste do të mblidhet Kryesia e cila do të finalizojë këtë listë, ku drejtuesit e qarqeve pritet të deklarojnë publikisht.

Edhe në kampin demokrat, do të jetë Kryesia e cila pasditen e sotme do të mblidhet për të vendosur listën përfundimtare. Sali Berisha në këtë garë hyn me një koalicion partish dhe i ka dhënë aleatëve 8 vende deputetësh në lista të sigurta.

Por, së fundmi këtë propozim nuk e pranoi Ilir Meta i cili nga qelia deklaroi se do të jetë në listë të hapur në Tiranë. PD më herët kaloi edhe nëpërmjet procesit të primareve filtrin e kandidatëve që do të përbëjnë garën elektorale të 11 Majit.

Klan News