Nuk konsiderohet as dekreti i Metës as Venecia. Së shpejti votimi në Kuvend
Ligji i ri për median ka sjellë konfliktin më të madh publik të socialisteve jo vetëm me presidentin por sot edhe me komisionin e Venecias. Protagonistë të sherrit ishin kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj dhe Taulant Balla.
Tre muaj më parë Komisioni i Venecias publikoi vërejtjet ndaj k ëtij ligji të qeverisë “Rama” që synon kontrollin administrativ mbi median online.
Komisioni i Venecias, në opinionin e vet në pikën 71 këshillon kundër zgjerimit të mandatit të AMA në fushën e medias online pa një fuqizim të pavarësisë dhe profesionalizmit të këtij institucioni. Në fakt socialistët kanë përcaktuar nga rradhët e tyre kryetarin dhe antarët e AMA-s së re.
Socialistët deklaruan se do ta rrëzonin dekretin e Metës me votë në parlament por më 30 Janar, pasi Këshilli i Europës dorëzoi një kërkesë për opinion mbi ligjin në Komisionin e Venecias për Demokraci përmes Ligjit, Partia Socialiste u tërhoq nga rrëzimi i dekretit të Metës dhe pranoi të presë opinionin por tani pritet që në ditët në vijim ky dekret të rrëzohet bashkë me argumentet e Venecias.
Klan Plus