PD: Zgjedhjet e parakohshme, testi më i mirë i Kodit të ri Zgjedhor
Entuziazmi i dy forcave më të mëdha politike në vend se me marrëveshjen e së martës arritën atë çfarë kishin kërkuar, duket si ogur i mirë se produkti i punës së përbashkët për Reformën Zgjedhore do të jetë i shpejt dhe i gjithëpranuar.
Si socialisti Gjiknuri, ashtu dhe demokrati Bylykbashi pranojnë rolin e rëndësishëm që kishte për të arritur tek tryeza e një dite më parë faktori ndërkombëtar. Por të dy nënvizojnë vullnetin e mirë që ekzistonte në të dy kampet për të bërë së bashku Reformën Zgjedhore.
Gjiknuri thotë se do të pranojnë çdo propozim të opozitës, nëse do të ketë miratimin e ODIHR-it, pa vendosur kushte për asnjë çështje që ka të bëjë me administrimin zgjedhor. Bylykbashi nga ana tjetër rendit çështjet prioritare që do t’i jepnin garanci opozitës për barazi në garën elektorale.
Demokratët e shohin Reformën Zgjedhore si hapin e parë për të shkuar drejt një zgjidhje politike që për ta do të vinte duke pranuar kushtin e tyre, zgjedhjet e parakohshme.
Ndërsa Gjiknuri nuk pranon të dal jashtë kostumit të bashkëdrejtuesit të Komisionit Zgjedhor dhe nuk komenton asnjë çështje që shkon përtej Reformës Zgjedhore. Por përjashton çdo mundësi që të ketë një marrëveshje mes 2 forcave të mëdha për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor.
Sipas marrëveshjes, reforma do të miratohet me konsensus të palëve dhe do të votohet pa ndryshime në parlament.
Tv Klan