Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Social Demokrate pas mbledhjes së sotme të këshillit kombëtar, caktoi dhe listën e deputetëve që do të kandidojnë në 100 zona zgjedhore të vendit. Sipas kreut të PSD Gjinushi, kjo listë do të shpallet pasi ajo të zbardhet, si edhe pas konferencës së PSD, ku do të miratohet edhe programi bazë i fushatës elektorale.

Nga 100 zonat, socialdemokratët miratuan kandidaturat e tyre në 90 zona, ndërkohë që janë lënë për mratim 10 zona të tjera. Kështu sipas listës paraprake të kandidatëve, kreu i PSD Gjinushi ka zgjedhur qytetin e Fierit për të kandiduar, Gaqo Apostoli në Librazhd, Haxhi Aliko në Elbasan, ndërsa Ingrid Shuli në Lushnje. Sipas projekt-programit të PSD, i cili do të miratohet nga konferenca javën e ardhshme, fushat më të prekura janë ekonomia, bujqësia, arsimi, shëndetësia dhe politika e jashtme./tvklan.al