Në studion e “Rudina” në Tv Klan, dy të ftuarat Barbara Doda dhe Fjorza Mullahaj ndajnë për publikun detaje që lidhen me atmosferën pozitive në shtëpi. Sipas tyre është shumë e rëndësishme që disa elemente të rregullave “Feng Shui” të vendosen në shtëpi në pozicionet e duhura.
Barbara Doda: Nuk ka rëndësi se cilët elementë ke, por pozicionimi i tyre ka rëndësinë e vet. Për shembull pasqyrat nuk duhet të jenë asnjëherë përballë dyerve. Në shumë apartamente kam parë që i vendosin përballë dyerve që korridori të zgjatet. Në fakt kjo është shenjë e keqe, sepse dera simbolizon daljet, energjinë e keqe.
Ekspertja e kristaleve Fjorza Mullahaj tregoi dhe disa veprime apo dekorime të cilat nuk duhet të jenë në shtëpitë tuaja. Njëra prej tyre është që të vendoset shtrati përballë derës së tualetit.
Fjorza Mullahaj: Dera e tualetit nuk duhet të jetë përballë krevatit. Në dhomën e gjumit nëse ke tualetin brenda, nuk duhet të jetë kurrë përballë krevatit sepse sjell energji të keqe dhe gjumë të çrregullt. Duhet të jetë disi më e fshehur./tvklan.al