Ardhja e një fëmije në jetë është një gëzim i madh për prindërit, por edhe për antarët e tjerë të familjes.

Njëkohësisht edhe stresi për t’u kujdesur sa më mirë për foshnjën është i pashmangshëm për nënat gjatë kësaj periudhe. Një fëmijë i porsalindur nuk fle vazhdimisht për orë të gjata. Ai ngrihet shpesh dhe ndodh që është tepër e vështirë që ta pushoni së qari.

Ekspertët tregojmë 3 arsye pse foshnja juaj nuk fle dhe qan vazhdimisht.

Foshnja është e uritur

E qara është mënyra e vetme përmes së cilës foshnjat shprehin shqetësimin e tyre. Thjesht duhet të përpiqesh ta kuptosh atë. Nëse e qara shoqërohet nga paaftësia për të fjetur dhe fëmija juaj po e kthen vazhdimisht kokën drejt jush ose i vendos duart në gojë, kjo do të thotë se ai është i uritur. Të porsalindurit kërkojnë qumësht çdo 2 orë.

Foshnja nuk ndihet rehat

Temperatura shumë e ftohtë ose shumë e ngrohtë në dhomë dhe rrobat jashtëzakonisht të shtrënguara ose pelena mund ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet jo mirë. Si një shenjë shqetësimi, ai mund të fillojë të qajë. Ndonjëherë, shumë lëvizje të trupit gjatë ditës mund ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet i lodhur gjatë natës dhe kjo mund të krijojë një problem gjatë gjumit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të masazhoni fëmijën tuaj dy herë në ditë.

Fëmija juaj dëshiron të kalojë  kohë me ju

Ndonjëherë, foshnjat kanë nevojë vetëm për përkëdhelje, për t’u ndier të ngrohtë dhe komod sa duhet për të fjetur. Prania juaj mund t’i ndihmojë të flenë shpejt dhe të pashqetësuar. /tvklan.al