Të qënit i mërzitur ose me nerva mund të ketë rezultate negative në mirëqënien fizike dhe atë mendore.
Kur jeni të stresuar, trupi juaj reagon ndaj tij duke aktivizuar sistemit tuaj nervor simpatik, gjë që çon në një rritje të niveleve të kortizolit. Kjo mund të bëjë që të ndjeheni të irrituar, të hutuar, impulsivë dhe madje mund të humbisni dhe kontrollin për t’u ushqyer si duhet.
Ekspertët shprehen se ka një sërë efektesh negative ku konsumon ushqim, kur je i mërzitur apo me nerva, pasi gjendja juaj emocionale ndikon në të gjithë sistemin tuaj të brendshëm.
Kur jeni të zemëruar, sistemi nervor simpatik aktivizohet dhe si rezultat i kësaj procesi i tretjes mbyllet. Për më tepër, presioni i gjakut, sheqeri në gjak dhe niveli i kolesterolit rritet. Kjo e bën të vështirë për trupin që të tretet ushqimi dhe të thithë lëndët ushqyese.
Sidoqoftë, kur jeni të qetë funksionon sistemi nervor parasimpatik, niveli i kortizolit dhe presioni i gjakut ulen dhe trupi fillon të tretë ushqimet me lehtësi.
Të konsumosh ushqim teksa jeni i inatosur mund të çojë në komplikime që lidhen me stomakun dhe simptomat mund të jenë më të këqija për njerëzit që vuajnë nga koliti.
Një arsye tjetër është se kur jeni të zemëruar, komunikimi zorrë-tru bllokohet, pra truri nuk e merr sinjalin nga zorrët kur stomaku është i mbushur.
Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja është se pengesat e zorrëve, të cilat parandalojnë që bakteret e zorrëve të hyjnë në qarkullimin e gjakut dobësohen. Për shkak të kësaj, bakteret hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe çojnë në komplikime të ndryshme shëndetësore si diarre dhe kolit.
Ngrënia e vaktit tuaj kur zemëroheni nuk është e mirë për askënd, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga komplikime që lidhen me stomakun.
Nëse jeni të mërzitur me diçka, merrni kohë që së pari të qetësoheni, pushoni për një kohë dhe merrni disa herë frymë thellë. Kur të ndiheni të qetë, atëherë mund të konsumoni vaktin tuaj. /tvklan.al