Troy ishte konkurrentja e parë që u ngjit në skenën e “X Factor Albania” mbrëmjen e kësaj të premteje. Në të gjitha këto netë live, ajo ka shkëlqyer me zërin dhe vokalin e saj. Teksa duket se ka një qëllim të fshehtë, të bëjë maksimumin në skenë. Por, mesa duket në “X Factor” ajo nuk konkurron vetëm për veten.
Prapa kësaj ëndrre dhe fuqie të madh qëndron dikush që ajo e ka pikë të dobët. Është vëllai i saj binjak, Aldo i cili njësoj si Troy ka ëndërruar gjithnjë të ngjitet në skenat e mëdha dhe të shpalosë talentin e tij, por nuk ka mundur.
Me zhvillimet gjatë pubertetit atij i ndryshoi vokali dhe tani nuk mund të këndojë. Për këtë Troy shprehet se jo vetëm kjo performancë, por të gjitha të tjerat i dedikohen vetëm atij, Aldos.
“Nuk është e vetmja performancë që unë bëj për Aldon. Të gjitha perfomancat janë për të”, tha Troy, teksa lotët pa kuptuar i rrodhën faqeve./tvklan.al