Mbrëmja e sotme në “X Factor Albania” rezervoi emocione të shumta dhe performanca spektakolare nga 9 artistët e mbetur në garë. Çdo mbrëmje gara bëhet më e fortë, ndërkohë që publikut e jurisë i shtohet dilema për të zgjedhur më të mirin e të mirëve.

Por, rregullat e lojës e përcaktojnë largimin e një prej konkurrentëve në fund të çdo nate. Mbrëmjen e kësaj të premteje ishte Anja e cila ndërpreu rrugëtimin e saj në këtë talent show.

Ky ishte padiskutim konkurrimi më i vështirë në këtë “X Factor”, votat e jurisë ishin në baraspeshim. Prandaj publiku ishte ai që vendoste dhe votat e tij shkuan për Petron.

Votat e jurisë

Arilena Ara: Anja.

Soni Malaj: Petro.

Young Zerka: Petro.

Adi Krasta: Anja.

Anja u largua nga gara duke vazhduar rrugëtimin e saj drejt suksesit në muzikën shqiptare. Megjithatë nuk hezitoi të fshihte “zemërimin” për këtë nominim.

“Keni humbur një talent”, ishte fraza e saj e fundit në skenë e “X Factor”./tvklan.al