Nata e 13-të e “X Factor Albania” në Tv Klan ka nisur me një seri njoftimesh të rëndësishme. Siç dihet, “Në kurthin e Piter Pan” do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të këtij spektakli talentesh, ka surpriza të tjera.
Mbrëmja e 21 marsit nuk do të ketë transmetim pasi hapësira televizive i është dedikuar ndeshjes së Kombëtares kuq e zi në ekranin kampion. Do të jetë nata gjysmëfinale ajo që do të kulmojë me performanca tashmë të konfirmuara me yje legjendarë të muzikës. Emrat e mëdhenj vijnë në një skenë madhështore për të mbështetur yjet e rinj të muzikës që një ditë shpresojnë të arrijnë majat njësoj si ata!
Alketa Vejsiu: Javës tjetër jemi pushim sepse është ndeshja e Shqipërisë, ndeshje e madhe kështu që nuk do të ketë transmetim “X Factor” të drejtpërdrejtë. Ne do të rikthehemi në natën gjysmëfinale ku janë të ftuar specialë për të kënduar me talentet e reja, me talentet e këtij edicioni: Nora Istrefi, Tuna, Pirro Çako dhe Fifi. Katër artistë ‘Big’ të cilët i falënderoj që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë që të vijnë dhe të mbështesin katër këngëtarët që do të kalojnë në fazën tjetër. Ti nga këta katër emra kë do të kishe dashur në duet, nëse kalon në natën tjetër?
Rigersa: Do të kisha dashur shumë Tunën./tvklan.al