Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një 17-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, drejton automjetin e tij me shpejtësi duke u bërë shkaktar i një aksidenti që la të vdekur një 50-vjeçar të premten e 3 Majit në Durrës.
Makina fillimisht përplas një motomjet dhe më pas siç duket në pamje edhe një çiklist, ky i fundit mori plagë të rënda duke humbur jetën.
Pas përplasjes, një kamera e dytë ka kapur lëvizjet e pakontrolluara të mjetit të drejtuar nga i riu, i cili kalon rrugën në krahun tjetër dhe përplaset në një biznes me disa sende dhe mjete të tjera të qëndruara aty.
Fatmirësisht gjatë përplasjes përfundimtare nuk pati persona prezentë.
Pasi makina tip Mercedes-Benz ndalon, i riu del nga mjeti dhe largohet, për t’u arrestuar disa orë më vonë nga Policia e Durrësit në negociata edhe me familiarët.
Policia thotë se dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia tejet e lartë dhe një parakalim i gabuar.
Tv Klan