Janë publikuar të tjera pamje nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
16 vjet më parë, 2996 persona humbën jetën dhe më shumë se 6 mijë të tjerë u plagosën kur dy aeroplanë u përplasën tek kullat binjake.
Një avion i tretë u rrëzua tek Pentagoni, ndërsa një tjetër u përplas në një fushë në Pensilvani.
FBI ka publikuar për herë të parë disa foto të zyrave të Pentagonit në flakë pas sulmeve.
Një tjetër foto tregon një orë që ka ndaluar pikërisht në orarin kur ndodhi sulmi, ndërsa një pamje tjetër tregon Presidentin e asaj kohe George Bush kur mësoi për ngjarjen.
/tvklan.al